HomeSportNazifi, transferim i parë i Llapit për sezonin e ri

Nazifi, transferim i parë i Llapit për sezonin e ri

Të ngjajshme

Llapi ka arritur marrëveshje me futbollistin Zani Nazifi, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e skuadrës nga Podujeva.

Sulmuesi i krahut të majtë ka nënshkruar kontratë me Llapin deri në verën e vitit 2029, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të klubit.

“Nazifi, 21-vjeçar, vjen në Podujevë pas një periudhe shumë të suksesshme me Shkëndijën e Haraçinës, ku gjatë gjysmësezonit të fundit realizoi 12 gola dhe regjistroi 4 asistime, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në inkuadrimin e skuadrës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë edhe e klubeve si Shkëndija e Tetovës, FC Shkupi dhe Besa Dobërdoll, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin vendor dhe rajonal. Me cilësitë e tij në repartin ofensiv, shpejtësinë dhe aftësinë për të krijuar dhe finalizuar aksione, Nazifi pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në sezonet në vijim”, ka shkruar skuadra podujevase. “Nazifi i bashkohet Llapit si pjesë e projektit të klubit për sezonet e ardhshme, duke shtuar cilësi dhe alternativa në repartin ofensiv të skuadrës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz