HomeLajmePetrit Selimi citon disa exit-polle paraprake, flet për rezultate “tronditëse”

Petrit Selimi citon disa exit-polle paraprake, flet për rezultate “tronditëse”

Të ngjajshme

Numërohen rreth 15% të votave në Prishtinë, kjo është renditja e partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me numërimin e...

Pacolli e VV-së: Rezultatet e para janë fantastike. Faleminderit populli më i mirë në botë!

Ministrja, Fitore Pacolli ka reaguar ndaj rezultateve të fundit. “Rezultatet...

Numërohen mbi 9% të votave, këto janë rezultatet e tanishme nga KQZ

Me të mbyllur qendrat e votimit, Komisioni Qendror Zgjedhor...

Publikohen rezultatet e para nga KQZ-ja

Tashmë kanë filluar të publikohen rezultatet e para nga...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-zyrtari i PDK-së, Petrit Selimi tha se rënia e pjesëmarrjes në votime krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, mund të shkaktojë “tronditje” në këto zgjedhje.

Selimi tha se numri më i ulët i pjesëmarrjes mund të jetë i lidhur me praninë më të ulët të diasporës në vend, krahasuar me 28 dhjetorin.

“Përditësim i ri nga zgjedhjet në Kosovë: pjesëmarrja në votime tashmë ka rënë me 10% krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të kaluar. Analistët kanë vlerësuar edhe më herët se kjo mund të nënkuptojë se këtë herë në Kosovë kanë ardhur shumë më pak votues nga diaspora, gjë që mund të ketë ndikim të rëndësishëm në rezultatin e partive”, tha ai në një postim në X.

Duke cituar disa exit-polle paraprake të cilat, sipas tij, po qarkullojnë në disa grupe të komunikimit, rezultatet duket se do të jenë “disi ndryshe” nga zgjedhjet e kaluara.

“Në disa grupe të komunikimit po qarkullojnë edhe disa exit-polle paraprake. Mjafton të thuhet se rezultatet duket se do të jenë disi ndryshe nga ato të zgjedhjeve të dhjetorit 2025”, tha ai.

Selimi nuk specifikoi origjinën e sondazheve.

“Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 200 mijë qytetarë më pak se në të njëjtën kohë në zgjedhjet e kaluara. Pjesëmarrja e ulët mund t’i tronditë këto zgjedhje”, përfundoi ai në postim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz