HomeSportXhaka: Duam të arrijmë diçka të jashtëzakonshme

Xhaka: Duam të arrijmë diçka të jashtëzakonshme

Të ngjajshme

Shqipëria sonte ka testin e dytë me trajnerin Maran, luan miqësore me Luksenburgun

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ketë një test...

“5’shi i AAK-së”, Arbër Tolaj: Bizneset vendore kanë nevojë për përkrahje, jo pengesa

Kandidati i Aleancës për deputet, Arbër Tolaj, ka deklaruar...

Nafta dy centë më shtrenjtë, çmimet e karburanteve sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT-i) ka bërë...

Granit Xhaka do të luaj Kampionatin e katërt Botëror me kombëtaren e Zvicrës.

Futbollisti me preardhje nga Kosova, në një intervistë për faqen zyratre të FIFA-s folur për karrieren e tij, derisa ka thenë se këtë vit synojnë të të arrijmë diçka të jashtëzakonshme, shkruan IndeksOnline.

“Kam qenë me fat dhe i privilegjuar të luaj përkrah disa emrave vërtet të mëdhenj, dhe për një ekip që ka arritur shumë në vitet e fundit. Nuk është e sigurt që do të arrish në çdo garë finale.

Jemi një ekip krejtësisht i ndryshëm nga ai që ishim vetëm disa vite më parë. Kemi një brez të ri me shumë lojtarë të rinj, por edhe një përzierje të mirë të të rinjve dhe përvojës. Është e rëndësishme për ne të marrim përgjegjësi dhe të japim shembull për lojtarët më të rinj.

Një domosdoshmëri për Zvicrën dhe për ne si ekip, është kalimi i grupeve, pse jo të arrimë edhe më shumë, diçka të jashtëzakonshme. Më pëlqen të ëndërroj dhe ëndërroj shumë. Nuk do ta them fjalën që më vjen në mendje tani. Por mund të ëndërrosh, je i lejuar – dhe të bën mirë.”, ka deklaruar Xhaka.

Ai po ashtu ka folur për pensionimin ndërkombëtar, duke thenë se derisa ka shëndetin dhe urinë për të luajtur, nuk do të largohet nga futbolli.

“Të jem i sinqertë, nuk mendoj kështu. Për sa kohë që kam ende atë uri, atë vendosmëri dhe, mbi të gjitha, shëndetin tim, dua të vazhdoj të luaj për sa më gjatë të jetë e mundur. Ne duam t’i bëjmë ëndrrat tona realitet – duke arritur diçka të jashtëzakonshme”, deklaroi Granit Xhaka në një intervistë për faqen zyratre të FIFA-s./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz