HomeSportZbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e...

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Të ngjajshme

Rrahman Rama: Llapi është ngritur në këmbë, të dielën na pret një ditë e bukur

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike e...

Lista Serbe dënohet e dy mijë euro nga PZAP

Lista Serbe është dënuar me dy mijë euro nga...

J-Lo: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

Jennifer Lopez ka folur hapur për jetën e saj...

Edhe këtë vit, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ”Ndeshja e Yjeve”, në me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

Kjo ndeshje do të organizohet nën patronatin e Komunës së Prishtinës dhe në organizim të Prishtina Tournament, me datë 11 qershor, nga ora 18:00 shkruan IndeksOnline.

Dy ekipet do të ndahen me yjet e Kosovës, ku në njërën anë do të jetë Milot Rashica, e në anën tjetër do të jetë Fisnik Asllani.

Pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe shumë emra të njohur nga sporti, muzika, media dhe jeta publike, derisa janë publikuar disa prej tyre.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të jetë pjesë e kësaj ndeshje spektakolare.

Samir Ujkani, aktori Vedat Bajrami, MC kresha, Afrim Muqiqi, Meda, Muharrem Sahiti, Robert Berisha, Armend Dallku, Debatik Curri, Blero, Haxhi Krasniqi, e Eros Grezda janë emrat të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen deri më tani.

Në ditët në vazhdim do të publikohen edhe emrat e tjerë që do të jenë pjesë e ”Ndeshjes së Yjeve”./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz