HomeLajmeLajmi i fundit: Mbyten 2 të rinj nga Kosova tek 'Rana...

Lajmi i fundit: Mbyten 2 të rinj nga Kosova tek ‘Rana e Hedhun’, ndërsa 3 të tjerë në spital

Të ngjajshme

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë rreth orës 16:30 në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin. Dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital.

Sipas informacioneve paraprake bashkë me tre të rinj të tjerë ata ishin futur për t’u larë, por janë rrëmbyer nga dallgët e forta. Fatmirësisht 3 të tjerët i shpëtuan mbytjes dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh nga Kosova, të cilët kishin ardhur me autobusë për të vizituar Shëngjin dhe zonat përreth.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz