BallinaLajmeVrasja në Skenderaj, dëshmitari: I pandehuri shkoi te tavolina e viktimës dhe...

Vrasja në Skenderaj, dëshmitari: I pandehuri shkoi te tavolina e viktimës dhe i tha “Deshu!”, pastaj krisi alltia

Të ngjajshme

Rasti në Graçanicë, Sveçla: Direktiva të orkestruara nga Serbia

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Industria e automjeteve përgatitet për mungesë të vajit motorik

Çmimet me shumicë të vajit motorik po rriten me...

Haxhiu:Njohja e AKA nga SHBA, arritje e madhe për arsimin e lartë në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

 

Në Gjykatën e Mitrovicës është mbajtur seanca gjyqësore në rastin e Hisni e Bujar Ibishit, babë e bir, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Ismet Ibishit, në një kafiteri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj më 12.02.2025.

Në seancën e mbajtur të martën, më 19.05.2026, është dëgjuar dëshmitari Safet Ismajli.

Ai deklaroi se kishte qenë në lokal rreth 10-15 minuta para se të hynte i pandehuri Hisni Ibishi.

Dëshmitari dha versionin e tij se si ndodhi vrasja.
“E mbaj mend që ka hyrë vetëm Hysniu, tjetrin nuk e mbaj mend. Plumbat e parë që kanë kërsitë është bërë tym e mjegull aty. Jemi shtri përtokë, disa kanë ikur, disa kanë dalë jashtë, disa kanë hyrë në banjo” – deklaroi ai.

Sipas dëshmitarit, para se i akuzuari Hisni Ibishi të shtinte me armë ishte afruar te tavolina ku ndodhej tashmë viktima dhe, sipas tij, i pandehuri i kishte kërkuar viktimës të zhvishej.

“Ka hyrë brenda, e kam parë që ka shku te tavolina, aty i ka thënë Ismetit: “Deshu!”. Pastaj ka krisë alltia edhe ma sen nuk di”- tha dëshmitari Ismajli.

Ai shtoi se nuk e ka parë se ku e ka gjuajtur, në këmbë apo në kokë, për shkak të, siç deklaroi, tymit dhe mjegullës që ishte krijuar në lokal.

I pandehuri Hisen Ibishi e pyeti dëshmitarin nëse viktima kishte raportitur armë në banjo apo në lokal para se ai të hynte.

Mirëpo kjo u kundërshtua nga avokati i palës së dëmtuar, Fisnik Sogojeva, me arsyetimin se dëshmitari asnjëherë nuk kishte deklaruar se e kishte parë viktimën me armë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz