BallinaLajmeSkenderaj, një person gjendet pa shenja jete

Skenderaj, një person gjendet pa shenja jete

Të ngjajshme

Rasti në Graçanicë, Sveçla: Direktiva të orkestruara nga Serbia

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Industria e automjeteve përgatitet për mungesë të vajit motorik

Çmimet me shumicë të vajit motorik po rriten me...

Haxhiu:Njohja e AKA nga SHBA, arritje e madhe për arsimin e lartë në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 12:40 në një fshat të Skenderajt.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës ku ndër të tjera bëhet e ditur mjeku ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete.

“Sot, me datë 19.05.2026, rreth orës 12:40, policia në Skenderaj ka pranuar njoftimin se dyshohej për një person pa shenja jete afër vendbanimit e tij, në një fshat të Skenderajt. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu është njoftuar edhe emergjenca e QKMF në Skenderaj. Mjeku ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

“Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshës 56 vjeçare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar: ‘Hetim mbi vdekjen’ “, thuhet ndër të tjera në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz