BallinaLajmeHamza: Zgjedhjet ishin të panevojshme por i solli Kurti me qëllim politik...

Hamza: Zgjedhjet ishin të panevojshme por i solli Kurti me qëllim politik dhe për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit

Të ngjajshme

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka kritikuar ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale dhe Albin Kurtin, duke e akuzuar për mungesë të stabilitetit politik dhe përkeqësim të gjendjes ekonomike në vend.

Për zgjedhjet e 7 qershorit ai ka thënë se është i sigurt se nuk kishte nevoje për to.

“Ata që kanë pasur përgjegjësinë për t’i dhënë vendit institucione dhe stabilitet nuk e kanë bërë këtë. Mund të konstatoj se Kosova është në krizë politike, ekonomike, institucionale dhe të rezultateve, dhe adresa e kësaj është Albin Kurti. Po të kishte dashur Albin Kurti, vendi do të kishte institucione dhe stabilitet. Mungesa e stabilitetit politik është duke e dëmtuar zhvillimin ekonomik. Vendi po përballet me rritje enorme të çmimeve, shumica e artikujve bazë janë bërë më të shtrenjtë se në Gjermani dhe Zvicër, ndërsa të ardhurat, pagat dhe pensionet kanë mbetur të njëjta. Standardi i qytetarëve po përkeqësohet. Por ajo që është më e rëndësishme është se partia në pushtet dhe Kurti e kanë qëllim vetëm që vetë të jenë mirë, ndërsa si është vendi nuk ka më rëndësi”, tha Hamza në RTV21.

Ai e ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja me qëllim politik, dhe për të vazhduar “kapjen e institucioneve të shtetit”.

Hamza tha se situata politike dhe institucionale në Kosovë është krijuar me vetëdije nga pushteti aktual, ndërsa ngriti shqetësime edhe për sistemin e drejtësisë dhe sigurinë në vend.

“Ai e ka pasur qëllim të tij me e prodhu këtë situatë. Njëra prej arsyeve, përveç tjerave, po shihet vazhdimi i kapjes së institucioneve, institucioneve jetike për shtetin. Këto ditë kemi me pa çka do të ndodhë me kryeprokurorin e shtetit. Nëse ky vend e humb edhe sistemin e drejtësisë, atëherë pasiguria në këtë vend vetëm rritet”, tha Hamza.

Ai theksoi se partia që aktualisht udhëheq me vendin duhet të japë llogari për rezultatet pas më shumë se gjashtë vitesh në pushtet, duke shtuar se nuk mund të vazhdohet me arsyetime ndaj qeverive të kaluara.

“PDK nuk e udhëheq Qeverinë e Kosovës që nga viti 2014. Nuk është mirë që edhe pas gjashtë vitesh të vazhdohet me ankesa për të tjerët. Pas gjashtë vitesh duhet me pasë rezultate”, deklaroi ai.

Hamza kritikoi edhe gjendjen ekonomike dhe mungesën e zhvillimit në sektorë kyç, duke përmendur rritjen e importeve dhe rënien e prodhimit vendor.

“Rriten importet, prodhimi i brendshëm bie. Sa është rritur furnizimi me barna, sa është përmirësuar cilësia e arsimit? Janë më pak se minimalja në raport me mundësitë. Në energji, cilat janë kapacitetet e reja energjetike? Është përfshirë vetëm mafia energjetike. Sa njohje dhe sa anëtarësime të reja ka pasur? Tre vjet vendi ka mbetur nën sanksione”, tha Hamza. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz