BallinaLajmeMeliza Haradinaj i reagon Glauk Konjufcës, pasi ofendoi presidenten Vjosa Osmani: Dëmton...

Meliza Haradinaj i reagon Glauk Konjufcës, pasi ofendoi presidenten Vjosa Osmani: Dëmton imazhin e shtetit

Të ngjajshme

Malisheva rreshtohet fuqishëm me Aleancën, Daut Haradinaj: Më 7 qershor i bashkojmë vlerat

Daut Haradinaj është pritur në Malishevë, ku ka vlerësuar...

Kica-Xhelili: Më në fund VV e pranoi se nuk e donin Vjosa Osmanin për Presidente

Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja ka thënë se më në...

“Kur jemi te frizerkat…” – Konjufca ofendon rëndë Vjosa Osmanin në tubim publik

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës,...

Donnarumma spektator, Bournemouth në epërsi ndaj Manchester Cityt (VIDEO)

Bournemouth ka kaluar në epërsi ndaj Manchester City. Ishte minuta...

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar rëndë presidenten Vjosa Osmani. Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet Vjosa Osmanit në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”.

Për këtë ka reaguar Meliza Haradinaj, ish-këshilltare e Presidentes Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se gjuha e Glauk Konjufcës nuk i shërben institucioneve dhe dëmton seriozisht imazhin e shtetit.

“Shihni nivelin e përfaqësimit të Ministrit të Jashtëm Konjufca. Në vend që të fokusohet në diplomaci dhe në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ai përdor një gjuhë përçarëse me tentim denigrimi ndaj Presidentes Osmani. Kjo nuk i shërben institucioneve dhe dëmton seriozisht imazhin e shtetit. Këta njerëz nuk e meritojnë besimin që u është dhënë nga qytetarët. Për faqe të zezë”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz