Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kritikuar përsëri kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin që sipas tij “ka deficit të madh politik dhe personal”.
Ai ka thënë se ky “deficit” vjen pasi nuk ka asnjë kontribut as në luftën çlirimtare dhe as në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Prandaj, në vazhdimësi përpiqet ta mbulojë këtë mungesë me propagandë, duke sulmuar figurat e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” si “hajna” e “kriminelë” dhe, me ligësinë më të madhe, duke tentuar që familjet më të mëdha atdhetare t’i bëjë pjesë të diskursit të fushatës. Për gjashtë vjet në pushtet, e ka zhytur vendin në varfëri dhe stagnim. Pa ASNJË projekt madhor, pa zhvillim kapital dhe pa ASNJË rezultat konkret. ASNJË. ZERO. Në mungesë të rezultateve, ai vazhdon të mbështetet në propagandë.”, ka shtuar Kurti.
Ai ka thënë se janë tri mundësi se si do ta vazhdoj Kurti fushatën, me ndonjë kërcënim për jetë, ndonjë premtim për mërgatën apo me një tjetër episod patriotik propagandues.
“Kryeministër, qytetarët nuk kanë nevojë për filma propagandistikë të kohës së komunizmit. U ke borxh program, zhvillim dhe mirëqenie! Sa i ke varfëru na tregun raportet!”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: