BallinaLajmeKosovari do të dëbohet nga Gjermania, pas garës rrugore me fatalitet

Kosovari do të dëbohet nga Gjermania, pas garës rrugore me fatalitet

Të ngjajshme

Duke zhvilluar shpejtësi të madhe me makinë, kishte shkaktuar vdekjen e një gruaje 43-vjeçare gjatë një gare të paligjshme rrugore, në vitin 2019.

Një burrë 28-vjeçar kosovar i cili shkaktoi vdekjen e një gruaje 43-vjeçare gjatë një gare të paligjshme rrugore në Moers në vitin 2019 lejohet të deportohet në Kosovë. Gjykata e Lartë Administrative për Shtetin e Rhein-Westfalisë Veriore në Münster njoftoi këtë të martën, transmeton albinfo.ch.

Qyteti i Duisburgut e kishte marrë vendimin për të dëbuar kosovarin sot 28 vjeçar, kishte refuzuar t’i zgjaste lejen e qëndrimit dhe e kishte kërcënuar me dëbim, shkruan dpa.de. Gjykata Administrative e Düsseldorf-it e kishte rrëzuar padinë e tij në mars 2026 dhe gjithashtu kishte hedhur poshtë një kërkesë urgjente të bërë ng mbrojtja e tij.

Gjykata arsyetoi se personi në fjalë vazhdon të paraqesë rrezik për të kryer vepra të mëtejshme penale. Për më tepër, urdhri për zbatim të menjëhershëm u konsiderua i ligjshëm për shkak të rrezikut të vazhdueshëm të recidivizmit dhe kostove të burgimit.

I dënuri e apeloi këtë vendim paraprak në Gjykatën e Lartë Administrative.

Megjithatë, Senati i 18-të e hodhi poshtë ankesën si të papranueshme, përcjell albinfo.ch. Aplikanti e kundërshtoi vendimin vetëm në lidhje me rrezikun e përsëritjes, por jo arsyetimin e pavarur të gjykatës administrative në lidhje me kostot e burgimit.

Vendimi është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz