BallinaShowBizParaqitja mbresëlënëse e Georgina Rodríguez, bizhuteritë e saj mbi 300 karatësh

Paraqitja mbresëlënëse e Georgina Rodríguez, bizhuteritë e saj mbi 300 karatësh

Të ngjajshme

Georgina Rodríguez mahniti në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë 2026.

Modelja 32-vjeçare dhe e fejuara e ikonës së futbollit Cristiano Ronaldo vazhdoi paradën e saj në Kanë në premierën e filmit “Fjord” të hënën, më 18 maj, dhe ishte e vështirë të mos binte në sy me bizhuteritë e saj mahnitëse Chopard, transmeton Indeksonline.

Siç u nda në një njoftim për shtyp nga marka, Rodríguez mbante veshur smeralde dhe diamante me vlerë mbi 300 karat.

Ajo që binte dukshëm në sy ishte gjerdani në qafën e saj prej ari të bardhë 18 karatësh, e cila kishte 234.20 karat smeralde, duke përfshirë gurin e madh në qendër, dhe 57.44 karat diamante.

Në kyçin e dorës, ajo mbante një set ore prej ari të bardhë 18 karatësh me 46.03 karat diamante. Të dyja janë nga Koleksioni i Qilimit të Kuq 2026 i shtëpisë së bizhuterive./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz