BallinaSportArteta, Wenger i ri i Arsenalit?

Arteta, Wenger i ri i Arsenalit?

Të ngjajshme

Në një lidhje me Klodin? Elijona thyen heshtjen 

Ish-finalistja e BBVK 4, Elijona, ka treguar njëherë e...

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Shkruan: Adri Nurellari Ja edhe një “trofe” tjetër në duart...

“Lema lema”, po e kap milionëshin

Projekti “Lema lema”, nga 2Ton, Ermal Fejzullahi e Ronela...

Ish-ylli i brezit të “Invincibles”, Ray Parlour, ka shpjeguar se si Mikel Arteta mund të bëhet “Arsene Wenger i ri” i Arsenalit dhe të qëndrojë gjatë në krye të klubit londinez.

 Skuadra nga veriu i Londrës po synon një dopietë të madhe, Premier League dhe Champions League, ndërsa trofetë e mëdhenj mund ta bindin trajnerin spanjoll ta vazhdojë projektin e tij në “Emirates” për shumë vite.

Aktualisht, Arteta ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai mori drejtimin e Arsenalit në dhjetor të vitit 2019 dhe deri tani ka udhëhequr ekipin në 350 ndeshje, me 211 fitore dhe një përqindje suksesi prej 60 për qind.

Për krahasim, Wenger e mbylli epokën e tij me 57 për qind fitore, por me një jetëgjatësi të jashtëzakonshme: 1,235 ndeshje në stol gjatë 22 viteve. Kur francezi u largua në maj të vitit 2018, pak kush në Londrën veriore mendonte se klubi do të gjente sërish një trajner me ndikim të ngjashëm.

Wenger i solli Arsenalit tre tituj në Premier League, shtatë FA Cup dhe finalen e Champions League në vitin 2006, të humbur ndaj Barcelonës. Arteta mund ta tejkalojë në këtë aspekt nëse Arsenali i vitit 2026 mposht Paris Saint-Germain në finalen e këtij sezoni në Europë.

“Topçinjtë” janë gjithashtu pranë rikthimit të dominimit në Angli, për herë të parë që nga skuadra legjendare e “Invincibles”, me Thierry Henry, Patrick Vieira dhe të tjerët, që e mbylli pa humbje sezonin 2003/04. Për këtë arsye, po flitet edhe për një kontratë të re për Artetan, pasi spanjolli e ka kthyer Arsenalin në pretendent të rregullt për trofetë më të mëdhenj.

I pyetur nëse Arteta mund ta imitojë Wengerin dhe të qëndrojë më shumë se një dekadë në “Emirates”, legjenda e Arsenalit, Ray Parlour, tha për GOAL se suksesi i parë është gjithmonë më i vështiri.

“Ai ka një skuadër mjaft të re. Është klishe, por trofeu i parë është gjithmonë më i vështiri për t’u fituar. Nëse arrijnë të fitojnë dy trofe të mëdhenj…”, tha Parlour.

“Doja shumë që ta fitonin League Cup, sepse kjo do t’u tregonte lojtarëve se si grup kanë fituar tashmë një trofe. Por nëse fitojnë dy më të mëdhenjtë, Champions League dhe Premier League, kjo do t’i japë shumë besim dhe siguri për sezonin e ardhshëm.”

Sipas Parlour, Arteta ka të gjitha arsyet për të qëndruar gjatë te Arsenali.

“Jam i sigurt se do të qëndronte për shumë kohë. Ai e njeh Arsenalin nga brenda. E njeh klubin. Mendoj se lidhja me tifozët dhe lojtarët është shumë e mirë për momentin.”

“Nuk e kemi fituar Premier League që kur luaja unë, 22 vjet më parë. Nëse e fitojnë këtë vit, do të jetë një shtysë e madhe për të gjithë në klub. Mendoj se ai mund të qëndrojë edhe për disa vite, nëse është i suksesshëm këtë sezon.”

Vetë Arteta, kur është pyetur për të ardhmen e tij, ka theksuar se një trajner duhet ta fitojë çdo ditë të drejtën për të qëndruar në detyrë.

“Mendoj se trajneri duhet ta fitojë të drejtën për të qenë këtu edhe nesër. Kjo varet nga mënyra si reagon, si flet, si hyn në dhomën e zhveshjes, çfarë mesazhi dërgon dhe sa shumë të ndjekin lojtarët”, ka thënë ai.

Së fundmi, i pyetur për mundësinë që të ndjekë hapat e Wengerit — nën drejtimin e të cilit luajti për pesë vite, nga 2011 deri në 2016 — Arteta theksoi rëndësinë e mbështetjes nga klubi dhe sidomos nga lojtarët.

“Gjithmonë kam thënë se ke nevojë për mbështetje. Nga pronarët dhe bordi, ajo është e madhe. Por në fund, më të rëndësishmit janë lojtarët. Ti hap derën, përballesh me ta, flet me ta dhe ata mund të reagojnë të befasuar ose të painteresuar.”

“Për gjashtë vite kam parë lojtarë me vëmendje të madhe, dëshirë për të mësuar dhe për t’i dhënë maksimumin skuadrës. Kjo është ajo që më mban në këtë punë. Asgjë tjetër. Natyrisht, edhe fitoret e shumta, sepse përqindja jonë është mjaft e lartë. Kjo është e vetmja mënyrë. Përndryshe, nuk mund të mbijetosh në këtë ambient.”

Bisedimet për kontratën e re të Artetës pritet të shtyhen deri në verë, për të shmangur çdo shpërqendrim në fazën vendimtare të sezonit. Megjithatë, pritshmëria është që palët të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Për momentin, Arsenali është i përqendruar te ndeshja e Premier League ndaj Burnleyt të hënën, ku mund të rikthejë epërsinë prej pesë pikësh ndaj Manchester Cityt. Më pas, “Topçinjtë” do ta mbyllin kampionatin në transfertë ndaj Crystal Palace, para finales së madhe të Champions League kundër PSG-së më 30 maj. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz