BallinaLajmeRama: Skenderaj u përdor si skenë për manipulim politik nga Albin Kurti

Rama: Skenderaj u përdor si skenë për manipulim politik nga Albin Kurti

Të ngjajshme

Origjina e Kristofor Kolombit vihet në dyshim

Një analizë e re e ADN-së, e kryer mbi...

Mrekullisht, Dajana Kalo nis rikupërimin

Më në fund kemi lajme të mira dhe pamje...

Arti i Azi-Paqësorit në Londër

Britania duket se më në fund po i kushton...

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas intervisimit të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, duke thënë se Skenderaj është “përdorur si skenë për manipulimin e radhës politik nga Albin Kurti”.

Rama, ka shtuar se, Skenderaj u shfrytëzua për të nxitur përçarje mes qytetarëve, për të krijuar tensione artificiale dhe për të prodhuar një klimë konfrontimi politik.

“Kur një Kryeministër përdor institucionet, policinë dhe retorikën për të ndarë qytetarët dhe për të thelluar polarizimin shoqëror, ai nuk po qeveris ai po MANIPULON”, ka shkruar ai mes tjerash,

Postimi:

SKENDERAJ SOT U PËRDOR SI SKENË PËR MANIPULIMIN E RADHËS POLITIK NGA Albin Kurti.

Sot, Skenderaj u shfrytëzua për të nxitur përçarje mes qytetarëve, për të krijuar tensione artificiale dhe për të prodhuar një klimë konfrontimi politik. Kur një Kryeministër përdor institucionet, policinë dhe retorikën për të ndarë qytetarët dhe për të thelluar polarizimin shoqëror, ai nuk po qeveris ai po MANIPULON.

Ky është i njëjti kryeministër që ka REFUZUAR t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Sepse ai është mbi ligjin. Ai është ligji.

Fakti që Drenica mbushet me forca policore tregon nevojën e tij të sëmurë për të projektuar autoritet dhe për të ushqyer një logjikë hakmarrjeje politike.

Duke e ditur sakrificën dhe vuajtjen që ka përjetuar Drenica, ta provokosh këtë trevë dhe ta etiketosh Kryetarin e saj si “Serbia” është një akt i ulët. Ta vësh në rrezik paqen sociale dhe t’i shtysh qytetarët drejt përçarjes dhe konfliktit është ligësi.

Ky tensionim i qëllimshëm dhe këto tentativa për destabilizim politik janë jashtëzakonisht të rrezikshme për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Drenica nuk e meriton këtë. Kosova nuk e meriton këtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz