BallinaRegjionaleDrenas“Ma bani hallall” Hoxha Osman Musliu ia plas vajit para xhematlinjëve ...

“Ma bani hallall” Hoxha Osman Musliu ia plas vajit para xhematlinjëve në Drenas (FOTO)

Të ngjajshme

Mulla Osman Musliu nga Likoci, i cili është Imam në xhaminë e Drenasit, ka emocionuar besimtarët gjatë hytbes së së xhumasë në Drenas, ku nuk ka arritur t’i mbajë lotët teksa ka folur para xhematit,përcjellë Drenica Press.
Sipas të pranishmëve, hoxha Musliu, i cili ka bërë të ditur se së shpejti do të pensionohet nga detyra e imamit, ka folur me emocione të forta edhe për rrugëtimin e tij të ri në jetën publike.
Ai ka deklaruar se do të kandidojë për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se këtë hap e ka ndërmarrë “me qëllim të unifikimit” dhe për të vazhduar, siç tha ai, “luftën kundër të keqes”.
Gjatë fjalimit të tij, Musliu është përlotur dhe u ka kërkuar falje dhe mirëkuptim xhematit, duke kërkuar që t’ia bëjnë hallall për çdo gjë gjatë shërbimit të tij si imam./DRENICA PRESS.ORG/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz