Botërori 2026 do të jetë i fundit për Didier Deschamps si trajner i Francës.
Ai do t’i jap fund kapitullit 14-vjeçar si selektor, ku padyshim shihet si një nga selektorët më të mirë që ka pasur “Les Bleus”.
Në konferencën për shtyp, Deschamps mori një pyetje nga gazetarët italianë rreth pyetjeve se a do të merrte drejtimin e Italisë, gjë që ai nuk e mohoi.
“Nuk po përjashtoj asgjë”, deklaroi Deschamps.
“Aktualisht nuk është diçka relevante, sepse gjëja më e rëndësishme është Kupa e Botës, por unë jam i disponueshëm, këtë e dinë të gjithë, edhe ju. Pastaj do të shohim më vonë”, shtoi francezi.
Deschamps, arriti suksesin e madh me Francën ku fitoi Botërorin 2018 në Rusi, duke u bërë kështu i pari që fiton si lojtar dhe trajner./IndeksOnline/