BallinaLajmeGucati: Krejt kjo përçarje ka ardhur nga Kurti dhe Dejona Mihali, një...

Gucati: Krejt kjo përçarje ka ardhur nga Kurti dhe Dejona Mihali, një person me prejardhje nga Greqia vjen dhe bën përçarje

Të ngjajshme

Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka folur për incidentin e djeshëm në Skenderaj, ku kryetari i degës së VV-së në këtë komunë Hysni Mehani ka thënë se është sulmuar nga kryetari i komunës së Sami Lushtaku.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar kryetari Gucati, duke thënë se në këtë rast Mehani nuk është sulmuar nga Lushtaku.

“Realisht, këtu nuk ka pasur sulm nga kryetari i komunës, të jem i sinqertë, sepse kjo nuk është vërtetuar ende dhe nuk është verifikuar. Ka pasur nga njerëz të caktuar, por jo nga kryetari Sami Lushtaku”, ka thënë ai.Gucati, ka thënë se është e papranueshme që një person që jetën e tij ia ka kushtuar çështjes kombëtare të linçohet e t’i thuhet “Sami Serbia”, “bashkëpunëtor i Radoiçiqit”, “bashkëpunëtor i Serbisë”.

“Së pari, kisha thënë që është mirë që kryeministri t’i ndalë këto linçime. Këto kanë ardhur si pasojë e fyerjeve dhe sharjeve nëpër rrjete sociale. Sot t’i thuash Sami Lushtakut “Sami Serbia”, “bashkëpunëtor i Radoiçiqit”, “bashkëpunëtor i Serbisë”, për një njeri që tërë jetën e vet ia ka kushtuar çështjes kombëtare, është e papranueshme. Bëhet fjalë për një njeri që ka qenë i dënuar 12 vite në kohën e UNMIK-ut dhe EULEX-it, si dhe edhe në kohën e Serbisë. Prandaj, sot t’i thuhet Samisë “Sami Serbia” është turp i madh”, ka thënë Gucati, për Ekonomia Online.

Sipas tij, dhuna nuk është gjë e mirë, por edhe sharjet dhe fyerjet janë të këqija.

“Mendoj se dhuna nuk është e mirë dhe është e papranueshme, por edhe sharjet e fyerjet janë të këqija. Sepse, po të mos ishin këto sharje, nuk do të vinte deri te ky rast që ka ndodhur, ku është dhënë një shuplakë”, ka shtuar kryetari Gucati.I pari i OVL-UÇK-së, ka folur edhe për dërgimin e Njësisë Speciale mbrëmë në Skenderaj, duke thënë se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

“Ndërsa për një shuplakë të dërgohen të gjitha ato forca të Njësisë Speciale, në orët e vona rreth 23:30, të rrethohet Drenica dhe Skenderaj me gjithë ato forca e me armë të gjata, sinqerisht më vjen keq që kryeministri dhe ministri e kanë futur policinë në këtë situatë dhe i kanë sjellë këtu”, ka thënë Gucati.

“Krejt kjo përçarje ka ardhur nga Albin Kurti dhe nga Dejona Mihali. Një person me prejardhje nga Greqia vjen dhe bën përçarje këtu te shqiptarët, dhe ky është turpi më i madh. Ne nuk kemi luftuar që të kemi përçarje mes vetes”, u shpreh ai.Gucati tha se Lushtaku ende nuk ka pranuar ftesë nga prokuroria.“Kjo është një gënjeshtër e madhe. Ftesa vjen me shkrim, me vulë dhe me protokoll, por një e tillë nuk ka ardhur. Le të dalë prokuroria dhe ta publikojë kopjen e asaj ftese”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz