BallinaLajmeKos në Prishtinë: Në Kosovë duhet të rikthehet stabiliteti politik

Kos në Prishtinë: Në Kosovë duhet të rikthehet stabiliteti politik

Të ngjajshme

Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të dytë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po bëhet nënë për...

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

Komisionerja  e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka ritheksuar mbështetjen e European Union për rrugën evropiane të Kosovës, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, transmeton IndeksOnline.

Gjatë konferencës për media, ajo theksoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe u bëri thirrje forcave politike që të kontribuojnë në krijimin e një klime më të qëndrueshme institucionale.

Sipas saj, progresi i Kosovës drejt integrimit evropian do të varet drejtpërdrejt nga zbatimi i reformave dhe avancimi në dialogun me Serbinë. Ajo nënvizoi se procesi i anëtarësimit nuk përcaktohet nga afate konkrete kohore, por nga rezultatet që arrin secili shtet kandidat.

Kos deklaroi se sa më shumë përparim të tregojë Kosova në përmbushjen e obligimeve dhe reformave të kërkuara, aq më afër do të jetë hapja e negociatave me BE-në. Ajo shtoi se integrimi nuk është vetëm proces politik, por edhe teknik, që kërkon punë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane.

Komisionerja u shpreh optimiste për të ardhmen evropiane të Kosovës, duke theksuar se do të angazhohet maksimalisht për ta afruar vendin me European Union.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz