BallinaLajmePremtim i dhënë dhe i parealizuar – Kurti mashtroi sot sërish për...

Premtim i dhënë dhe i parealizuar – Kurti mashtroi sot sërish për 500 eurot e lehonave e 90 eurot e fëmijëve, njësoj si dhjetorin e kaluar

Të ngjajshme

Kos: Në procesin e anëtarësimit nuk punojmë me data

Komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos nuk...

Vdes Alush Gashi, ishte njëri nga themeluesit e LDK’së dhe këshilltar i Presidentit Rugova

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit...

KQZ: Nesër tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbajë...

Rikthehet Valverde në stërvitje pas përleshjes me Tchouamenin

Federico Valverde është rikthyer në stërvitje me Real Madridin. Uruguajani,...

Valverde rikthehet më herët në stërvitje

Mesfushori i Real Madrid CF, Fede Valverde, është kthyer...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë, Hekuran Murati kishin bërë fushatë të vazhdueshme para zgjedhjeve të 28 dhjetorit duke kërkuar votën e qytetarëve në këmbim të “rritjes së shtesave”.

Por premtimi i bërë publikisht doli të jetë mashtrim.

Kjo pasi nënave lehona dhe shtesat që parashihet t’i merrnin me rritje për fëmijët e tyre nuk u dolën ashtu.

Lajmi.net madje pati raportuar se si gratë lehona për muaj me radhë nuk morën shtesat me rritje, apo në lartësi të pagës minimale prej 425 euro.

Anipse vendimi për rritjen e pagës minimale ishte marrë në tetor të vitit të kaluar, e më pas u arrit edhe formimi i Qeverisë, kjo gjë nuk u realizua.

Gratë lehona merrnin pagesat njësoj, e jo me rritjen e premtuar.

Përmbushjen e këtij zotimi, që në javën e parë pas marrjes së mandatit, e pati premtuar kryeministri, Albin Kurti, në Kuvend para se të votohej kabineti qeveritar në tetor.
Kurse mbi këtë çështje dhe mos-ekzekutimin e pagesave me rritje, nga ministria ishin arsyetuar se rritja bëhet me vendim të Qeverisë, por se nuk tregonin se kur do të ndodhë kjo.
“Lidhur me pyetjen e parashtruar rreth lartësisë dhe shumës së përfitimeve të shtesave për lehona në vlerën e pagës minimale prej 425.00 eurosh ju njoftojmë se për çdo rritje të shtesave për lehona apo përfitimeve të tjera do të rregullohet me vendim të Qeverisë dhe Ministrisë, në kuadër të të cilave vendime do të përcaktohet edhe mënyra e zbatimit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, transmeton lajmi.net.

Madje nga kjo ministri as nuk patën saktësuar nëse këto pagesa do të mund t’u kthehen në mënyrë retroaktive këtyre grave lehona.

Kurse ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, në dhjetorin e vitit 2025 pati premtuar që me rritjen e pagës minimale, e cila nga vera e vitit 2026 do të bëhet 500 euro, do të rriten edhe shtesa për nënat lehona.

Murati tha se edhe për nënat lehona shtesat do të bëhen 500 euro.

“Me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm me qeverinë ‘Kurti’ rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro/muaj. Pra 6 muaj nga 500 euro, secila nënë lehonë e papunë do të marrë 3.000 euro nga shteti”.

“Shto këtu edhe shtesat mujore të fëmijëve që do të rriten, 12×90 euro, që i bjen 1.080 euro. Pra veç në vitin e parë mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja”.

“Ndërsa shtesat për fëmijë vazhdojnë nga 1.080 euro në vit, deri në moshën 16-vjeçare. Në total pra, për secilin fëmijë, shteti jep mbi 20 mijë euro që nga lindja e deri në moshën 16-vjeçare. Kur ka pasur këso qeverie më përpara? Mos lësho pe!”, shkroi Murati.

Ndryshe më 31 tetor 2025, Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar të premten rritjen e pagës minimale, e cila do të arrijë në 500 euro deri në korrik të vitit 2026.

Paga minimale, e cila është 350 euro, do të rritet në dy faza, fillimisht në 425 euro në janar (ku parashihej të rriteshin edhe shtesat), ndërsa në korrik do të bëhet 500 euro në muaj për të gjithë punëtorët me orar të plotë.

Kurse sot në mënyrë krejt patetike, kryeministri në detyrë Albin Kurtii e bëri sërish premtimin e njëjtë para fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Premtoi 500 euro për nënat lehona e 90 euro si shtesa për fëmijët.

“Për herë të parë në Kosovës kemi nisur me aplikimin e shtesave nga të cilat kanë përfituar mbi 400.000 fëmijë. Kur nisem me 10 dhe 20 euro – pati tallje e përqeshje për një politikë të këtillë. E sot çdo familje që plotëson kushtet merr shtesa prej 30 deri 45 euro, varësisht nga numri i fëmijëve. Ndërkaq zotimi ynë është që në mandatin tjetër, të cilin e synojmë edhe një herë, shtesat për fëmijë t’i dyfishojmë 60 deri në 90 euro”, tha ai.

“Paralelisht me këtë kemi filluar me shtesat për lehonat, nga të cilat kanë përfituar më shumë se 80 mijë nëna. Njësoj sikurse për fëmijët, edhe këtu i patëm gjetur zero. Nisi me 170 euro muaj, aktualisht janë 325.9 euro, por me synimin që ato të ngritën në 500 euro në muaj”, tha ai duke fshehur këtu faktin se këtë premtim e kishte bërë për mandatin e kaluar.

Lajmi.net ka kërkuar të dhëna nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare se sa është buxheti i shpenzuar për kategoritë si shtesa për fëmijë dhe për lehona gjatë viteve që lamë pas.

Kësisoj sipas këtyre të dhënave, për shtesat e fëmijëve në vitin 2025 janë shpenzuar mbi 127 milionë euro, që paraqet një rritje të ndjeshme krahasuar me rreth 78 milionë euro në vitin 2024 dhe afro 48 milionë euro në vitin 2023.

Rritje vërehet edhe te mbështetja për nënat lehona. Për lehonat e papuna janë ndarë rreth 23 milionë euro në vitin 2025, mbi 15 milionë euro në vitin 2024 dhe rreth 15 milionë euro në vitin 2023.

Ndërkaq, për lehonat e punësuara, shpenzimet kanë arritur në mbi 6 milionë euro në vitin 2025, krahasuar me rreth 3.5 milionë euro në vitin 2024 dhe afro 3.4 milionë euro në vitin 2023./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz