BallinaLajmeKQZ certifikoi pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve, 1 kandidati...

KQZ certifikoi pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve, 1 kandidati të pavarur dhe refuzoi certifikimin e 2 subjekteve politike

Të ngjajshme

Kurti emëron Bedrija Ejupagiqin zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Transportit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Shqipëria sonte në Eurovision, Alis vjen me një mesazh për fansat e tij

Shqipëria do të performojë sot në skenën e “Eurovision...

Zyrtare: Carlo Ancelotti vazhdon kontratën me Brazilin

Carlo Ancelotti edhe zyratrisht ka vazhduar kontartën me kombëtaren...

Në mbledhjen e sotme KQZ mori vendim për certifikimin e 4 prej 5 subjekteve të reja politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje gjatë periudhës 2 maj – 10 maj 2026, konfirmoi zëdhënësi Valmir Elezi.

Pas plotësimit të kritereve të përcaktuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore të KQZ-së, subjektet e certifikuara (3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur) janë:

“•              Koalicioni me emrin Lëvizja VETËVENDOSJE!, i cili përbëhet nga 4 parti politike të regjistruara: Lëvizja VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternatia dhe Partia Shqiptare Demokristiane;

•              Koalicioni me emrin Koalicija Vakat, i cili përbëhet nga 2 parti politike të regjistruara: Demokratska Stranka Bosnjacka dhe Demokratska Stranka Vatan; 

•              Koaliconi me emrin ASHKALITË E BASHKUAR, i cili përbëhet nga 3 parti politike të regjistruara: Partia e Ashkailinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim; dhe

•              Kandidati i pavarur Esmir Kasi”, tha Elezi.

“KQZ mbështeti rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) për refuzimin e certifikimit të nismës qytetare Složno Pobeđujemo, pasi ky subjekt nuk ka arritur të përmbushë kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve që kërkohen gjatë aplikimit për certifikim. Në paragrafin 7 të nenit 16 të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme është përcaktuar se “…secili aplikim për certifikim përfshinë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve siç parashihet me rregullën e KQZ-së”, ndërsa në paragrafin 7 të nenit 2 të Rregullores Zgjedhore Nr. 04/2024 Certifikimi i Subjekteve Politike dhe i Kandidatëve të tyre, subjektet politike që aplikojnë për certifikim, obligohen ta dorëzojnë listën e mbështetësve me së paku 1,000 nënshkrime”, u shpreh Elezi tutje.

Po ashtu, KQZ mbështeti rekomandimin e Zyrës për refuzimin e certifiimit të partisë politike të regjistruar, SDA – Stranka Demokratske Akcije, pasi ky subjekt politik joparlamentar nuk ka arritur të përmbushë kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve që kërkohen gjatë aplikimit për certifikim.

Në përgjithësi, pas vendimeve të mbledhjes së sotme, subjektet politike (3 koalicione, 17 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur) në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, janë:

KOALICIONET:

1.            Lëvizja VETËVENDOSJE!;

2.            ASHKALITË E BASHKUAR; dhe

3.            Koalicija Vakat.

PARTITË POLITIKE:

1.            PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK; 

2.            LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK; 

3.            AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS; 

4.            KNRP;

5.            PSA;

6.            ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK;

7.            SRPSKA LISTA; 

8.            FJALA;

9.            Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;

10.         PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – PREBK;

11.         SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU; 

12.         JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

13.         KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – KDTP;

14.         NOVA DEMOKRATSKA STRANKA;

15.         PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

16.         INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS-IRDK; dhe

17.         PSD;

KANDIDAT I PAVARUR:

1.            Esmir Kasi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz