BallinaLajmeLajmet e FunditRama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Të ngjajshme

Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik jep dorëheqjen

Sekretari i Shëndetësisë i Partisë Laburiste, Wes Streeting, dha...

U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza: Dhuna është e patolerueshme

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka pretenduar se...

Kodi Zgjedhor në ngërç politik, kërkohet marrëveshje në Kuvend

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë hyrë në ngërç politik,...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje publike për mbështetjen e përfaqësuesit shqiptar në Eurovision 2026, artistit Alis me kënganën “Nan”, i cili do të garojë mbrëmjen e sotme në Vjenë ku zhvillohet gjysmëfinalja e dytë.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve jashtë vendit, Rama ka inkurajuar publikun që të votojë numrin 13 për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së artistit shqiptar në këtë kompeticion ndërkombëtar, shkruan rtsh.al.

“Le të mbështesim artistin dhe përfaqësuesin tonë në Eurovision, Alis, dhe ta bëjmë zërin shqiptar të dëgjohet në gjithë Europën dhe më gjerë,” shkruan Rama.

Thirrja shoqërohet edhe me apel për votim masiv nga diaspora dhe publiku jashtë vendit, ku vota për Shqipërinë jepet përmes numrit 13, sipas udhëzimeve të votimit të Eurovision.

Votoni 13 për Shqipërinë sonte, të gjitha kodet sipas shteteve dhe numrat e votimit i gjeni këtu.

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Nan”, që sjell një mesazh të fuqishëm dhe prekës mbi figurën e nënës në familjen shqiptare.

Publiku shqiptar jashtë vendit mund të mbështesë Alis me kodin 13 duke votuar gjatë kohës kur televotimi të shpallet i hapur në transmetimin live të gjysmëfinales. Ndërsa shqiptarët që jetojnë në vende jo-pjesëmarrëse mund të votojnë online përmes platformës zyrtare të Eurovisionit: esc.vote.

Votimi online përmes platformës esc.vote është hapur prej mesnatës dhe do të qëndrojë deri pak para nisjes së natës së gjysmëfinales së dytë. Ndërsa votimi me SMS me kodin përkatës të këngëtarit (Alis me kodin 13) hapet pas performimit të të gjithë këngëtarëve gjatë natës live të gjysmëfinales së dytë dhe do të qëndrojë i hapur për rreth 18 minuta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz