BallinaShowBizKimi nuk bëhet rehat, nisin probleme ligjore për markën SKIMS

Kimi nuk bëhet rehat, nisin probleme ligjore për markën SKIMS

Të ngjajshme

SKIMS përballet me padi në Kaliforni, ish-punonjësi ngre akuza për shkelje të ligjeve të punës

Problemet ligjore po shtohen për markën e njohur të veshjeve formuese SKIMS, e themeluar nga Kim Kardashian, pasi një ish-punonjës ka ngritur një padi duke pretenduar shkelje të rënda të ligjeve të punës në Kaliforni.

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara nga TMZ-ja, padia është dorëzuar nga David Knight, i cili thotë se gjatë periudhës së punësimit të tij nga tetori deri në dhjetor 2025, nuk është kompensuar siç duhet. Ai pretendon se si ai ashtu edhe punonjës të tjerë nuk janë paguar për orët shtesë, pavarësisht se kanë punuar më shumë se 8 orë në ditë dhe mbi 40 orë në javë.

Në padi thuhet gjithashtu se punëtorëve u janë mohuar pushimet e detyrueshme për vakte dhe periudhat e pushimit, si dhe se kompania nuk ka garantuar pagesën minimale për të gjitha orët e punuara. Sipas Knight, SKIMS gjithashtu nuk ka paguar të gjitha detyrimet financiare pas përfundimit të marrëdhënies së punës.

Ish-punonjësi kërkon që çështja të trajtohet si padi kolektive, duke argumentuar se shkelje të ngjashme mund të kenë prekur edhe punonjës të tjerë të kompanisë.

Ndërkohë, Kim Kardashian nuk është përfshirë personalisht si e pandehur në këtë proces gjyqësor.

Nga ana tjetër, SKIMS-i i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat. Në një deklaratë për TMZ-në, një përfaqësues i kompanisë theksoi se padia është “një model i ricikluar pretendimesh” që përdoret shpesh ndaj punëdhënësve në Kaliforni për të nxitur zgjidhje të shpejta.

“Kompania nuk ka interes të zgjidhë pretendime pa bazë. SKIMS-i ka qenë dhe mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të ligjeve për pagat dhe orët e punës në Kaliforni dhe mezi pret ta provojë këtë në gjykatë”, thuhet më tej në reagim.

Çështja pritet të zhvillohet në gjykatë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse akuzat do të provohen apo do të hidhen poshtë nga drejtësia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz