BallinaBotëAplikacioni “Mendje” dhe Ambasada e Kosovës në Berlin nisin kampanjën për shëndetin...

Aplikacioni “Mendje” dhe Ambasada e Kosovës në Berlin nisin kampanjën për shëndetin mendor të diasporës

Të ngjajshme

Dyshohet se kërcënoi një zyrtar komunal, shoqërohet në polici 32-vjeçarja në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe...

Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje publike...

Sulme të reja godasin anijet pranë Hormuzit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, diskutoi luftën e Iranit me Presidentin...

Juventusi publikoi fanellat e reja, Zhegrova shkoi menjeherë për ta blerë një

Skuadra e Juventusit ditë më parë publikoi fanellat e...

Qeveria britanike në krizë, Starmer pranon dorëheqjen e parë

Sekretari i Shëndetësisë në Britani të Madhe, Wes Streeting,...

Platforma për shëndetin mendor “Mendje”, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Berlin, kanë lansuar kampanjën vetëdijësuese “Nuk Je Vetëm”, një iniciativë e dedikuar për diasporën shqiptare në Gjermani, me fokus te shëndeti mendor dhe sfidat emocionale të jetës në emigrim.

Të jetuarit larg vendlindjes shpesh shoqërohet me sfida të shumta sociale dhe emocionale. Vetmia, izolimi dhe presioni për t’u integruar në një kulturë të re konsiderohen ndër fenomenet më të përhapura që prekin komunitetet emigrante, përfshirë edhe diasporën kosovare në Gjermani.

Sipas organizatorëve të kampanjës, shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit përballen në heshtje me ankthin, depresionin dhe mungesën e mbështetjes emocionale, ndërsa balancojnë jetën profesionale, përgjegjësitë familjare dhe sfidat e integrimit.

Përmes kampanjës “Nuk Je Vetëm”, synohet ngritja e vetëdijes mbi rëndësinë e shëndetit mendor, thyerja e stigmës rreth kërkimit të ndihmës profesionale dhe inkurajimi i komunitetit për të folur hapur për vështirësitë emocionale.

Fushata pritet të ketë shtrirje të gjerë në komunitetin shqiptar në Gjermani dhe më gjerë, duke trajtuar tema si vetmia, presioni emocional, mungesa e familjes dhe rëndësia e mbështetjes sociale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz