BallinaSportDembélé: Pak festë tani, por duhet të mbetemi të fokusuar për finalen...

Dembélé: Pak festë tani, por duhet të mbetemi të fokusuar për finalen e Championsit

Të ngjajshme

Aplikacioni “Mendje” dhe Ambasada e Kosovës në Berlin nisin kampanjën për shëndetin mendor të diasporës

Platforma për shëndetin mendor “Mendje”, në bashkëpunim me Ambasadën...

Udhëto tani nga Stockholm drejt Prishtinës me PrishtinaTicket!

Udhëtimet mes Suedisë dhe Kosovës tani janë më të...

Ray J zbulon se si u publikua video intime me Kim

Artisti i njohur Ray J ka tronditur opinionin publik...

Ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembélé, ka kërkuar përqendrim maksimal nga skuadra e tij pas kualifikimit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke theksuar se sezoni ende nuk ka përfunduar.

Sulmuesi francez, një nga protagonistët kryesorë të PSG-së në rrugëtimin drejt finales, e pranoi se atmosfera në skuadër është festive pas eliminimit të Bayern Munichut, por insistoi se objektivi më i madh ende nuk është arritur.

“Do të festojmë pak, sepse e meritojmë, por duhet të mbetemi të përqendruar për finalen e Champions League”, deklaroi Dembélé pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Lensit, të cilën e fitoi PSG-ja dhe me këtë rast u shpall kampione e Francës.

PSG-ja e siguroi finalen pas një gjysmëfinaleje spektakolare ndaj Bayernit, ku Dembélé ishte vendimtar me gola dhe paraqitje të shkëlqyera në të dy takimet.

Francezi po e kalon një nga sezonet më të mira të karrierës dhe konsiderohet lideri ofanziv i ekipit të drejtuar nga Luis Enrique.

Në finalen e madhe, PSG do të synojë ta mbrojë trofeun evropian dhe ta konfirmojë dominimin në futbollin kontinental.

Dembélé tha se skuadra duhet ta ruajë të njëjtin mentalitet dhe uri për sukses edhe në ndeshjen vendimtare. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz