BallinaLajmeÇka po ndodhë? KQZ s’jep asnjë të dhënë se cilat parti kanë...

Çka po ndodhë? KQZ s’jep asnjë të dhënë se cilat parti kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

Të ngjajshme

Hoxha i Drenasit, në garë për deputet

Imami në xhaminë e Drenasit, hoxhë Osman Musliu, ka...

Al Nassrit e Ronaldos i ndalet festa në sekondat e fundit

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo ishin pranë triumfit dhe...

Pritjes i vjen fundi, Real Betis kualifikohet në Champions pas 21 vitesh

Real Betis ka arritur rikthimin e madh në Champions...

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet...

Kanë kaluar disa orë nga hyrja në fazën përfundimtare të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka bërë publik asnjë informacion lidhur me subjektet politike që i kanë përfunduar procedurat e aplikimit.

KQZ nuk është duke treguar se cilat parti politike kanë dorëzuar deri më tani listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Afati për dorëzimin e listave përfundon më 12 maj në orën 24:00 dhe, sipas kalendarit zgjedhor, të gjitha subjektet politike duhet t’i dorëzojnë online emrat e kandidatëve për deputetë dhe dokumentacionin përcjellës për certifikim.

Megjithatë, ndryshe nga proceset e kaluara zgjedhore, deri tani nuk ka pasur njoftime të vazhdueshme nga KQZ-ja për ecurinë e dorëzimit të listave apo për subjektet që kanë përfunduar aplikimin.

Kjo mungesë informacioni ngre pikëpyetje lidhur me transparencën e procesit në një nga fazat më të rëndësishme të përgatitjeve për zgjedhje.

Pas përmbylljes së afatit, KQZ-ja pritet të nisë procesin e verifikimit të kandidatëve, përfshirë kontrollimin e përmbushjes së kritereve ligjore të parapara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Në këtë fazë, institucionet relevante do të përfshihen në verifikimin e kandidatëve që synojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit pritet të marrin pjesë 27 subjekte politike, prej tyre 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz