BallinaLajmeErërat e forta shkaktojnë dëme, Komuna e Prishtinës intervenon në 17 raste

Erërat e forta shkaktojnë dëme, Komuna e Prishtinës intervenon në 17 raste

Të ngjajshme

Hoxha i Drenasit, në garë për deputet

Imami në xhaminë e Drenasit, hoxhë Osman Musliu, ka...

Al Nassrit e Ronaldos i ndalet festa në sekondat e fundit

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo ishin pranë triumfit dhe...

Pritjes i vjen fundi, Real Betis kualifikohet në Champions pas 21 vitesh

Real Betis ka arritur rikthimin e madh në Champions...

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet...

Komuna e Prishtinës ka njoftuar intervenimin në 17 lokalitete, për shkak të erërave të forta.

Në intervenime u angazhuan brigada e zjarrfikësce, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, NP “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë, transmeton IndeksOnline.

Intervenimet u kryen në territorin e kryeqytetit dhe Fushë-Kosovës, kryesisht në largimin e llamarinave, reklamave, tjegullave, drunjve të prerë dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.

Ky është njoftimi i plotë i komunës:

Si pasojë e erërave të forta dhe incidenteve të paraqitura gjatë ditës së sotme, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve, ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Ndërmarrja Publike “Gjelbër” dhe Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë realizuar gjithsej 17 intervenime në territorin e Kryeqytetit dhe Fushë Kosovës, kryesisht në largimin e kulmeve, llamarinave, reklamave, tjegullave, prerje të drunjve si dhe trajtimin e rasteve të zjarreve.

Rastet e intervenimit:

Dardani – largim i llamarinës

Rr. “Aziz Abrashi” – largim i reklamës

Te Trafiku Urban – prerje e plepit

Rr. “Mark Isaku” – largim i llamarinës

Rr. “Muharrem Fejza” – largim i llamarinës

Te ish-Kino ABC – largim i tjegullave

Te Bosna, Kurriz – largim i llamarinës

Fshati Hajvali – intervenim në tela të rrymës

Fsharu Sinidoll – zjarr në bari të thatë

Bregu i Diellit – largim i ulluqeve

Dardani, Banesa Sociale – largim kulmi

Rr. “Eqrem Çabej” – largim llamarine

Fushë Kosovë, rr. “Besa Besë” – largim kulmi

Rr. “Shaqir Igrishta” – largim dritareje

Fshati Hajvali – tym në shtëpi

Fshati Teneshdoll – zjarr në ushqim bagëtish

Fshati Mramor – zjarr malor

Aktualisht, dy intervenime vazhdojnë të jenë aktive dhe ekipet emergjente ndodhen ende në terren.

Falënderojmë të gjitha ekipet operative për reagimin profesional dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz