BallinaLajmeU la jashtë 10-shes së LDK-së, reagon Hoti

U la jashtë 10-shes së LDK-së, reagon Hoti

Të ngjajshme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, dy pika në rend të ditës

Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot mbledhje. Takimi i...

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot...

Vdes Jason Collins, lojtari i parë i NBA-së që deklaroi se ishte homoseksual

JASON COLLINS, lojtari i parë i hapur homoseksual në...

Southampton një hap larg rikthimit në Premierligë, arrinë në finalen e play-offit

Southampton është një hap larg rikthimit në premierligën angleze. Në...

Në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë, Lidhja Demokratike ka vendosur të bëjë disa ndryshime në renditjen e numrave.

Me ardhjen e Vjosa Osmanit dhe ekipit të saj në LDK, ka ndryshuar edhe renditja e kandidatëve për deputetë nga ky subjekt, shkruan IndeksOnline.

U raportua se për herë të parë prej shumë kohësh, Avdullah Hoti është lënë jashtë 10-shes së partisë, duke u renditur i 11-ti.

Mbi këtë, ka reaguar edhe vet Hoti, duke thënë se numrat i përcaktojnë qytetarët.

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët.

I juaji,

Avdullah Hoti” shkroi ai.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme për Kuvend zhvillohen më 7 qershor./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz