BallinaShowBizMimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahtarshme

Mimoza Ahmeti flet për partnerin: 8 vite sakrifica të llahtarshme

Të ngjajshme

Hoxha i Drenasit, në garë për deputet

Imami në xhaminë e Drenasit, hoxhë Osman Musliu, ka...

Al Nassrit e Ronaldos i ndalet festa në sekondat e fundit

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo ishin pranë triumfit dhe...

Pritjes i vjen fundi, Real Betis kualifikohet në Champions pas 21 vitesh

Real Betis ka arritur rikthimin e madh në Champions...

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën, gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet...

Poetja Mimoza Ahmeti vijon të jetë në qendër të vëmendjes në formatin “Ferma VIP”, ku ka ndarë herë pas here detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me partnerin, Leo, i cili përballet me një problem shëndetësor.

Gjatë një bisede me banorët Zhaklin Lekatari dhe Kostana, Ahmeti është rikthyer sërish te kjo temë, duke folur për sakrificat që ka bërë ndër vite. Ajo ka treguar se situata shëndetësore e partnerit mund të trajtohet në klinika jashtë vendit, konkretisht në Europë, por sipas saj pengesë mbeten kostot e larta financiare.

Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”, është shprehur poetja, duke reflektuar mbi periudhën e gjatë të përkushtimit dhe vështirësive.

Më tej, ajo ka sjellë edhe një moment më të lehtë gjatë bisedës, duke treguar një dialog me humor me partnerin e saj:

“I thash një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjë herë që bie daci në kos, e i thash të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai pse do ta komplikosh këtë gjë. Pse i thash e më tha po ku e di se kush jam unë mbase kam një shtëpi timen”.

Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, duke e bërë sërish një nga figurat më të komentuar të reality show-t.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz