E ardhmja e Henrikh Mkhitaryan te Interi është ende e paqartë.
Kjo pasi që armeni, ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me kampionët e Italisë, e cila i skadon gjatë kësaj vere.
Raportimet e reja tregojnë se ai po mendon edhe pensionimin nga futbolli aktiv, teksa Interi po e pret vendimin e tij.
Mkhitaryan, ishte pjesë e skuadrave të mëdha si Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund, Manchester United, Arsenal, Roma dhe së fundmi te Interi teksa kishte trofe të shumtë në tërë skuadrat ku luajti./IndeksOnline/