BallinaShowBizNikol Projko i përgjigjet Ardit Muratajt: E vlerësoj si shok

Nikol Projko i përgjigjet Ardit Muratajt: E vlerësoj si shok

Të ngjajshme

Shoqërohet në polici një 32-vjeçare në Ferizaj, kanosi zyrtarin komunal në Instagram

Një grua 32-vjeçare është shoqëruar nga Policia Rajonale e...

Dyshohet se kërcënoi një zyrtar komunal, shoqërohet në polici 32-vjeçarja në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe...

Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje publike...

Sulme të reja godasin anijet pranë Hormuzit

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, diskutoi luftën e Iranit me Presidentin...

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Nikol Projko, ishte e ftuar në emisionin “Sh’s On Air” në Top Albania Radio, ku foli për jetën e saj pas përfundimit të eksperiencës në reality show.

Nikol u shpreh se aktualisht ndodhet në një fazë reflektimi, duke analizuar më qetë gjithçka që përjetoi gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“E gjej veten në një fazë reflektimi. Po shkon mirë, jam mirë me veten. Po reflektoj për eksperiencën time aty brenda, për një muaj të mbushur me emocione, mendime të ndryshme dhe sfida, si me veten ashtu edhe me njerëzit që më rrethonin”, tha ajo.

E pyetur se me cilët ish-banorë ka ruajtur kontakt pas daljes nga shtëpia, Nikol përmendi disa prej tyre, me të cilët tha se ka ndarë momente të bukura dhe biseda të mira.

“Me Egin, Stenaldon, Malin, Selin, Gretën dhe Shëndritin”, u shpreh ish-banorja.

Gjatë intervistës, ajo u pyet edhe për deklaratën e Ardit Muratajt, i cili më herët kishte shprehur pëlqim për të. Nikol sqaroi se mes tyre ka krijuar një raport miqësor, por jo diçka më shumë.

“Ne kemi qenë edhe në dy emisione të tjera bashkë dhe kjo temë është prekur. Unë kam thënë se e vlerësoj shoqërinë që kemi krijuar brenda shtëpisë, por Arditi nuk është tipi im. Nuk e them në mënyrë të keqe. Në fund të ditës, unë vlerësoj njeriun. Arditin e kam vlerësuar shumë si shok dhe kam zgjedhur ta mbaj të tillë”, tha Nikol. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz