Taylor Swift dhe Travis Kelce duket se po kalojnë një periudhë shumë të lumtur në lidhjen e tyre, ndërsa thashethemet për një martesë të afërt vazhdojnë të shtohen.
Çifti u pa në Londër duke dalë dorë për dore nga restoranti i njohur Gymkhana pas një darke romantike të enjten mbrëma.
Sipas fotove që po qarkullojnë në media, Taylor dhe Travis dukeshin tejet të afërt dhe të buzëqeshur, teksa kishin zgjedhur edhe veshje të koordinuara me stil elegant dhe xhaketa të ngjashme, duke tërhequr vëmendjen si një nga çiftet më të komentuar të momentit, raporton IndeksOnline.

Ndërkohë, spekulimet për martesë po bëhen gjithnjë e më të forta. Raportohet se çifti mund të kurorëzojë dashurinë më 3 korrik në New York City, pasi ftesat “save-the-date” thuhet se tashmë kanë nisur të qarkullojnë.

Megjithatë, pavarësisht zërave për përgatitje intensive të dasmës, Taylor dhe Travis u shfaqën të relaksuar dhe shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë mbrëmjes së tyre romantike në Londër. /IndeksOnline/