BallinaLajmeKonjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Të ngjajshme

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim zyrtar në Dublin me ministren e Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Mbrojtjes të Irlandës, Helen McEntee.

Përmes një njoftimi, Konjufca bëri të ditur se takimi ishte produktiv dhe miqësor, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, si dhe rruga e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, shkruan IndeksOnline.

Ai theksoi se pjesë e diskutimeve ishte edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i cili ishte dorëzuar zyrtarisht në dhjetor të vitit 2022 dhe që ende pret veprim nga Këshilli i BE-së.

Konjufca ka kërkuar nga Irlanda mbështetje aktive për avancimin e këtij procesi, duke shprehur njëkohësisht urimet për McEntee, në prag të marrjes së Presidencës së Këshillit.

“Sot në Dublin pata një takim produktiv dhe miqësor me Ministren e Punëve të Jashtme, Tregtisë dhe Mbrojtjes të Irlandës, Helen McEntee. Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së — përfshirë kërkesën tonë për anëtarësim, e cila u dorëzua zyrtarisht në dhjetor 2022 dhe ende pret veprimin e Këshillit. Kërkova mbështetjen aktive të Irlandës në avancimin e saj dhe i urova suksese ndërsa ajo merr Presidencën e Këshillit” shkroi Konjufca në “X”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz