Një shtëpi është përfshirë në zjarr në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Kodrën e Trimave në Prishtinë mbrëmjen e së martës.
Në një video të siguruar nga IndeksOnline, shihet shtëpia e përfshirë nga zjarri, ndërsa në vend të ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit të cilët po tentojnë lokalizimin e zjarrit dhe policia e cila është duke siguruar perimetrin e sigurisë.
Si pasojë e flakëve, një person ka pësuar tretman mjekësor.
Lajmin për IndeksOnline e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana.
Ai ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar hetime për të sqaruar detajet e këtij rasti. /IndeksOnline/