BallinaBotëBie lehtë nafta në bursa/ Një fuçi po shitet për 112 dollarë,...

Bie lehtë nafta në bursa/ Një fuçi po shitet për 112 dollarë, tregu i paqëndrueshëm

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Çmimet e naftës u tërhoqën të martën pas rritjes që shënuan një ditë më parë. Nafta u ul me rreth 1.4% në bursa, duke zbritur në 112 dollarë për fuçi.

Iniciativa e re e presidentit Donald Trump, Projekti Liria që filloi të hënën që parashikonte shoqërimin e anijeve të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit duket se nuk po jep ndikim të madh në tregjet e naftës. Ajo u prit me sulme të reja iraniane në Gjirin Persik, duke nxitur paqëndrueshmëri në treg.

Sipas raportimeve nuk pati ndonjë rritje të trafikut detar pasi vetëm katër anije kaluan dje ngushticën, në një kohë që para luftës kalonin mesatarisht më shumë se 120 anije në ditë përmes kësaj rruge detare.

Në këtë situatë nuk është shqetësues vetëm çmimi i naftës, por edhe çështja e furnizimit. Inventarët globalë të naftës nuk janë ende në nivele kritike, por ritmi i rënies së prodhimit dhe shpërndarja e pabarabartë nëpër rajone po ngre shqetësime lidhur me mungesat.

Shtetet e Bashkuara duket se nuk janë imune ndaj kësaj krize energjetike, pavarësisht se janë prodhuesi më i madh i naftës në botë. Çmimet e gazit në Amerikë kanë arritur në 4.4 dollarë dhe janë shumë pranë kufirit 5 dollarë nëse bllokimin ne Ngushticën e Hormuzit vazhdon.

Ndërsa disa prodhues, përshirë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë gjetur rrugë alternative për eksportet e tyre të naftës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz