Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se ka filluar procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit që operojnë në vend, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë në këtë sektor.
Sipas saj, ky proces synon verifikimin e plotë të përmbushjes së kushteve ligjore dhe mjedisore nga ana e operatorëve, me qëllim garantimin e standardeve më të larta në funksionimin e tyre dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe të jetës së qytetarëve.