BallinaLajme“S’është lodhje, është zhgënjim” – Molliqaj për zgjedhjet në Kosovë

“S’është lodhje, është zhgënjim” – Molliqaj për zgjedhjet në Kosovë

Të ngjajshme

Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka njohur deri tash Kosovën

Kreu i MeRA25, ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis...

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se perceptimi se qytetarët janë lodhur nga zgjedhjet e shpeshta nuk është i saktë, duke theksuar se problemi real është mungesa e besimit dhe frymëzimit politik.

Molliqaj tha se pjesëmarrja në zgjedhje nuk lidhet me lodhjen fizike, por me zhgënjimin ndaj skenës politike.

Sipas tij, ajo që shpesh interpretohet si lodhje nga zgjedhjet është në fakt një formë e tërheqjes politike nga qytetarët.

“Njerëzit nuk lodhen fizikisht… nëse s’ka frymëzim politik, njerëzit thonë s’po du me marrë pjesë. Kjo nuk është lodhje… është abstenim për shkak të zhgënjimit me proceset politike,” deklaroi ai shkruan Telegrafi.

Ai shtoi se kjo gjendje reflekton mungesën e ofertave bindëse nga partitë politike.

Molliqaj theksoi se zgjedhjet mbeten një mekanizëm i domosdoshëm për zgjidhjen e krizave politike.

“Vendimi i qytetarëve është i rëndësishëm, sidomos kur nuk ka pajtueshmëri mes klasës politike. Nëse nuk ka ide dhe frymëzim, qytetarët tërhiqen,” tha ai.

Në fund, ai nënvizoi se pjesëmarrja e qytetarëve në proceset zgjedhore lidhet drejtpërdrejt me ofertën politike që u prezantohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz