Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mirërpritur blerjen e planifikuar të dy skuadriljeve të reja të aeroplanëve luftarakë të përparuar të prodhuar në SHBA, duke thënë se kjo do të “forconte epërsinë dërrmuese ajrore të Izraelit”.
Ministria Izraelite e Mbrojtjes njoftoi planet për të blerë një skuadrilje aeroplanësh luftarakë F-35I dhe avionësh F-15IA, si pjesë e një rritjeje masive të buxhetit të ardhshëm të mbrojtjes.
Në një deklaratë, Netanyahu tha se Izraeli do të shtojë 350 miliardë shekel (rreth 118 miliardë dollarë) në buxhetin e mbrojtjes gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa vendi kërkon të bëhet i pavarur nga prodhuesit e huaj të armëve.
Ai tha gjithashtu se Izraeli do të zhvillojë “aeroplanët e vet të përparuar të prodhuar në Izrael”.
Netanyahu foli gjithashtu për kërcënimin e dronëve me të cilin është përballur Izraeli në Libanin jugor dhe Izraelin verior.
Ai deklaroi se kishte urdhëruar një “projekt të veçantë” për t’iu kundërvënë kërcënimit të dronëve, por paralajmëroi se nuk do të jetë një çështje për t’u trajtuar shpejt.
“Do të duhet kohë, por ne jemi duke e bërë këtë”, tha kryeministri izraelit.