BallinaLajmePresidenti i Zvicrës njofton për biseda të shkurta me kolegë në Jerevan,...

Presidenti i Zvicrës njofton për biseda të shkurta me kolegë në Jerevan, e përmend edhe Kurtin

Të ngjajshme

KQZ-ja merr masa për të parandaluar manipulimet e evidentuara në zgjedhjet e shkuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraparë mekanizëm të ri...

Rrahmani shënon gol në Çeki me Sparta Pragën

Skuadra e Sparta Pragës është duke fituar 2:0 ndaj...

Vulaj: Kosova në NATO, interes i sigurisë kombëtare të ShBA-së

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka...

E papritur! Konkurentja përjashtohet nga Ferma VIP

Një lajm i papritur ka habitur ndjekësit e “Ferma...

Presidenti i Zvicrës, Guy Parmelin, ka bërë të ditur se gjatë pjesëmarrjes në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan të Armenisë, ka zhvilluar biseda të shkurtra me disa liderë evropianë, përfshirë takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në platformën X, Parmelin njoftoi se në darkën hapëse të samitit pati mundësinë të shkëmbejë biseda fillestare me Kurtin, në kuadër të diskutimeve mes liderëve për çështje aktuale politike dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Ai gjithashtu përmendi se ka zhvilluar biseda edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, si dhe presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, në margjinat e këtij samiti.

Më parë Kurti është takuar edhe me presidentin e Armenisë, vend i cili akoma nuk e ka njohur Kosovën. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz