BallinaLajmeAutori i aksidentit tragjik në Durrës dëshmon para policisë: Më vrisni, nuk...

Autori i aksidentit tragjik në Durrës dëshmon para policisë: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj

Të ngjajshme

KQZ-ja merr masa për të parandaluar manipulimet e evidentuara në zgjedhjet e shkuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraparë mekanizëm të ri...

Rrahmani shënon gol në Çeki me Sparta Pragën

Skuadra e Sparta Pragës është duke fituar 2:0 ndaj...

Vulaj: Kosova në NATO, interes i sigurisë kombëtare të ShBA-së

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka...

E papritur! Konkurentja përjashtohet nga Ferma VIP

Një lajm i papritur ka habitur ndjekësit e “Ferma...

Aksidenti në Durrës ku vdiqën dy fëmijët, Rama: Zoti u dhëntë forcën prindërve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar për aksidentin...

“Më vrisni, nuk meritoj të jetoj”, kështu mësohet të ketë nisur dëshminë para policisë 57-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mesditën e kësaj të diele në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike në Spitalin e Traumës.

Sipas korrespondentes në Durrës Klodiana Haxhiaj, Nikollë Rradaçi është marrë në pyetje dy herë nga grupi hetimor, pasi fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit.

Ai dyshohet të ketë deklaruar se ishte i dehur në momentin e aksidentit dhe se nuk mban mend asgjë nga ngjarja, ndërsa ka shprehur tronditjen për pasojat e rënda.

Sipas burimeve, 57-vjeçari ishte bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, të cilët kishin bërë disa herë ankesa në polici për drejtimin e automjetit me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.

Madje, vetëm një ditë më parë, një banor kishte shmangur për pak një aksident bashkë me nipin e tij të mitur. Mësohet se ai ishte ndëshkuar edhe më herët nga policia, ndërsa në dy raste i ishte hequr leja e drejtimit për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Ngjarja tragjike, sipas dëshmive të banorëve, shihet si një aksident i paralajmëruar. /Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz