BallinaLajmeProkuroria dhe Policia në Prishtinë arrestojnë dy persona për mashtrim kompjuterik pas...

Prokuroria dhe Policia në Prishtinë arrestojnë dy persona për mashtrim kompjuterik pas bastisjeve në pesë lokacione

Të ngjajshme

Haxhiu dhe Hoti nderojnë heroin Besim Ndrecaj

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri...

Santi shfaqet ‘hot’ në paraqitjen e fundit në Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, vazhdon...

Irani bën presion për t’i dhënë fund luftës brenda 30 ditësh

Propozimi i fundit i Iranit drejtuar Shteteve të Bashkuara...

Dukagjini-Drenica, këto janë formacionet

Ndeshje interesante do të jetë në Klinë mes Dukagjinit...

Aksident në Carralluk, vetura përfundon e rrotulluar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Carralluk të...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “mashtrim kompjuterik”.

Sipas njoftimit zyrtar, më 2 maj 2026 janë zhvilluar bastisje në pesë lokacione të ndryshme, dy në fshatin Samadraxhë të Komunës së Suharekës dhe tri në qytetin e Prishtinës, në kuadër të hetimeve për këtë rast.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar 48 mijë e 350 euro para të gatshme, dhjetë vetura me vlerë të përgjithshme rreth një milion euro, si dhe pajisje elektronike që do të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “mashtrim kompjuterik”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa brenda afatit ligjor do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarit. /Lajmi.net/

- Advertisement -