BallinaLajmeArrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe...

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura

Të ngjajshme

Haxhiu dhe Hoti nderojnë heroin Besim Ndrecaj

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri...

Santi shfaqet ‘hot’ në paraqitjen e fundit në Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, vazhdon...

Irani bën presion për t’i dhënë fund luftës brenda 30 ditësh

Propozimi i fundit i Iranit drejtuar Shteteve të Bashkuara...

Dukagjini-Drenica, këto janë formacionet

Ndeshje interesante do të jetë në Klinë mes Dukagjinit...

Aksident në Carralluk, vetura përfundon e rrotulluar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Carralluk të...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, njofton se të shtunën kanë realizuar bastisje në pesë lokacione të ndryshme, në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’.

Bastisjet janë zhvilluar në dy lokacione në fshatin Samadraxhë, Komuna e Suharekës, si dhe në tri lokacione në qytetin e Prishtinës, informon prokuroria.

“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 48.350 euro para të gatshme, dhjetë (10) vetura me vlerë të përgjithshme rreth një (1) million euro, si dhe pajisje elektronike, që pritet të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale”, vijon njoftimi.

“Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra në këtë çështje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar dy (2) persona dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohen pë kryerjen e veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K,  të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thekson prokuroria.

Prokurori i çështjes, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, thuhet tutje në njoftim.

“Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz