Betimi për Drejtësi ju sjell hulumtimin se si dështimi institucional në verifikimin e personave ka lejuar që një i kërkuar ndërkombëtarisht të pajiset me shtetësi dhe leje për armë në Kosovë.
- Si ndodhi gjuajtja me armë në Prizren më 9 shtator dhe pse rasti nuk u trajtua si tentim vrasje?
- Kush është Kujtim Koçi dhe si arriti të marrë dokumente kosovare, ndonëse kërkohej në Zvicër dhe Francë?
- Si u pajis me leje për armë vetëm pak ditë pasi mori letërnjoftimin?
- Pse institucionet nuk reaguan, edhe pasi ai u arrestua për posedim të narkotikëve?
- Si është e mundur që i njëjti person të marrë edhe lejen e dytë për armë?
- A kanë dështuar mekanizmat e sigurisë dhe verifikimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme?
- Pse një rast me elemente të qarta rreziku trajtohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”?
- Çfarë u gjet gjatë bastisjeve dhe çfarë tregojnë dokumentet e dyshuara si të falsifikuara?
- Si lëshohen certifikatat shëndetësore për armë pa asnjë kontroll real?
- Pse një qytetar refuzohet në QKUK, por pajiset lehtësisht me certifikatë në Prizren?
- Dhe sa persona të tjerë mund të kenë kaluar të njëjtën rrugë?
Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqni hulumtimin “Paaftësia shtetërore për verifikimin e personave që pajisen me leje për armë”, që transmetohet në T7, Gazeta Express dhe në platformat online të Betimit për Drejtësi