Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka thënë se platforma globale e udhëtimeve online “Expedia”,, ka korrigjuar pasaktësitë në faqen e saj, duke mos e vendosur Kosovën si shtet, si dhe kryeqyteti Prishtina është i shkruar saktë.
Ai tha se tash Republika e Kosovës tashmë paraqitet si shtet i pavarur dhe kryeqyteti ynë.
“Lajm i jashtëzakonshëm! Falë angazhimit tonë diplomatik, tani e tutje edhe Expedia, platforma gjigante globale e udhëtimeve online, ka korrigjuar pasaktësitë në faqen e saj. Republika e Kosovës tashmë paraqitet si shtet i pavarur dhe kryeqyteti ynë, Prishtina, është shënuar saktë, duke zëvendësuar emërtimin e gabuar “Priština”. Expedia është padyshim një nga faqet më të njohura të udhëtimit në botë, e cila ofron paketa të ndryshme udhëtimi. Pjesë e saj janë edhe platformat globale si Hotels.com dhe Vrbo. Në të gjitha këto platforma”, ka shkruar Ajeti.