BallinaLajmeHoxhaj falënderon kongresmenët amerikanë: Qeveria e re duhet ta ketë prioritet absolut...

Hoxhaj falënderon kongresmenët amerikanë: Qeveria e re duhet ta ketë prioritet absolut anëtarësimin në NATO

Të ngjajshme

PDK në Kijevë kërkon nga Bedri Hamza rikthimin e Fatmir Limajt në parti

Dega e PDK-së në Kijevë të Malishevës i ka...

Osmani deklarohet pas takimit me Abdixhikun: Ishte takim miqësor (Video)

Ka përfunduar takimi ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,...

Makina që shfaq filma nga fenerët

Teknologjia e re në industrinë e makinave elektrike po...

Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën

Reperi i njohur Gimbo ka ndarë së fundmi me...

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur rezolutën e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e cila mbështet integrimin e Kosovës në NATO.

Në një reagim publik, Hoxhaj e cilësoi këtë zhvillim si një sinjal të qartë politik nga Uashingtoni për orientimin strategjik të Kosovës.

“Ky është një mesazh i qartë se e ardhmja e Kosovës është në aleancën euroatlantike,” u shpreh Hoxhaj.

Ai theksoi se vendi ka humbur kohë të çmuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, duke kritikuar mungesën e vullnetit politik në vitet e fundit.

“Cilado qeveri që do të kishte qenë në udhëheqje në këto 6 vitet e fundit, sot Kosova do të ishte anëtare e NATO-s,” deklaroi ai.

Sipas tij, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit, prioriteti kryesor i institucioneve të reja duhet të jetë integrimi në aleancën veri-atlantike.

“Qeveria e re duhet ta ketë prioritet absolut anëtarësimin në NATO,” përfundoi Hoxhaj.

Rezoluta e propozuar në Kongresin amerikan synon të rrisë mbështetjen politike për përfshirjen e Kosovës në strukturat euroatlantike, duke reflektuar një angazhim të vazhdueshëm të SHBA-së për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Në shkurt të këtij viti, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në një diskutim në Kongresin Amerikan, ku ka theksuar anëtarësimin e Kosovës në NATO si prioritet strategjik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz