Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhavit Ukaj, i ka bërë thirrje kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, dhe kryesisë që në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme të përfshihet edhe ish-ministri dhe ish-deputeti, Agim Veliu.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ukaj theksoi se në kuadër të asaj që ai e quajti “proces i bashkimit të së djathtës” brenda LDK-së, prioritet duhet t’i jepet rikthimit të figurave të rëndësishme të partisë, duke përmendur fillimisht përfshirjen e Veliut në listë.
Ai shtoi se pas kësaj duhet të merret në konsideratë edhe rikthimi i të larguarve të tjerë dhe përfshirja e kandidatëve potencialë që mund t’i bashkohen subjektit.
“Ju bëj thirrje që në procesin e bashkimit të së djathtës në LDK ta keni parasysh fillimisht futjen në listë të Agim Veliut, e më pas të përfshihen edhe të larguarit dhe të gjithë kandidatët potencialë që dëshirojnë të na bashkohen”, ka shkruar Ukaj. /Lajmi.net/
- Advertisement -