BallinaLajmePunime në rrugë që shtatë muaj, ankohen banorët e lagjes “Dardania” në...

Punime në rrugë që shtatë muaj, ankohen banorët e lagjes “Dardania” në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind në Kosovë

Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike në Kosovë këtë...

Tetë persona të lënduar në një aksident në rrugën Tepelenë-Krahës

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të...

ATK: Rritet deklarimi i të ardhurave nga qiraja, miliona euro në buxhet

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur...

Shenja e punimeve është vendosur që nga muaji tetor.

Por shtatë muaj pas, puna aty ende nuk ka përfunduar.

Problem po e kanë vetë banorët e rrugës “Dardania” në Fushë Kosovë.

“Këta nuk e kanë as gati me kry hiq. Dy tre vet punojnë, një kamion herë punojnë e herë jo, një javë punojnë tri ditë nuk punojnë hiq, kurgjo hiq, shumë keq”, tha Fatmir Zeka-qytetar.

Ky banor ka edhe një kërkesë.

“Më përshpejtua pak se këtu janë duke punuar shumë ngadalë e sheh këtu ka shumë pluhur, zall shumë katastrofë edhe mbeturina këtu, shumë keq është”, thotë ai.
Të pakënaqur me ecurinë e punimeve janë edhe këta qytetarë.

“Qe sa vite jetoj unë këtu kjo rrugë nuk po ka ndryshime, prej që e di unë sa ndreqin diçka, aq prishin”, shprehet Imer Idrizi.

“…Me kanë projekti transparent, me ditë çka po bëhet, me ditë kur fillon e mbaron me kanë më të njoftuar ne si banorë, për kurgjo nuk jemi të njoftuar vetëm duke i vetë”, thotë Jakup Gashi.

Për këtë çështje, një arsye kanë nga Komuna.

“Këto punime kanë qenë mjaft të ndërlikuara për shkak të pranisë së instalimeve ekzistuese pranë traseve të reja, të cilat kanë paraqitur pengesa për zhvillimin normal të procesit. Aktualisht, punimet janë përqendruar në njërin krah të rrugës, ku po zhvillohen me intensitet më të lartë, duke përfshirë gërmimin dhe mbushjen me zhavorr, si fazë përgatitore për shtrimin e kubëzave”, tha Arianit Tërmkolli- drejtor i Infrastrukturës.

Sipas Drejtorit të Infrastrukturës në Komunën e Fushë-Kosovës, ngecje punimesh ka pasur në periudhën gjatë sezonit dimëror, deri në fillim të muajit mars.

Ashtu siç thanë nga Komuna, po bëhet përpjekje që punimet të përfundojnë brenda muajve gusht – shtator./teve1.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz