BallinaLajme“Opozita nuk ka kauzë, po bie në lojën e Kurtit”, Ukshini kritikon...

“Opozita nuk ka kauzë, po bie në lojën e Kurtit”, Ukshini kritikon partitë opozitare

Të ngjajshme

Goditi kundërshtarin me grusht, portieri i Zaragozas merr dënim të rëndë

Federata spanjolle e futbollit ka dënuar portierin e Real...

AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Haxhiut për zgjedhjet e reja

Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së...

Bukuri që “shkrin” Madridin, Olta trondit me format e saj marramendëse

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka trazuar rrjetin...

Aksident në Fier, vetura përplas për vdekje 65-vjeçarin që ngiste biçikletën

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pak minuta...

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka kritikuar partitë opozitare për mungesë të kauzave politike.

Ukshini tha se opozita është e paqartë në qëndrimet e saj dhe nuk ka arritur të ndërtojë një narrativë të fortë politike, ndryshe nga kryeministri Albin Kurti.

“Kurti, mirë a keq, ka ndërtuar kauza, nga Astrit Dehari, demarkacioni, bashkimi kombëtar, korrupsioni, asociacioni, por kush po e ndalë opozitën me ndërtu kauza, nuk kanë kauzë”, ka deklaruar ai.

Sipas Ukshinit, opozita po bie në “lojën” e Kurtit, duke u fokusuar në debatet për përgjegjësitë e zgjedhjeve të reja, në vend që të ofrojë alternativa konkrete.

“Unë mendoj që Kurti prapë po i shti me një lojë në të cilën po dëshiron të luajë , ku është më i fortë. Domethënë hajde të diskutojmë hajde kush i ka fajet për zgjedhjet”, u shpreh ai.

Ai vlerësoi se kriza aktuale nuk është thjesht juridike apo kushtetuese, por rrjedh nga mungesa e kompromisit politik, duke e lidhur këtë edhe me zhvillimet politike që nga viti 2014.

“Në fakt paaftësia për të gjetur kompromise politike ne po e bartim ete problemi kushtetues e juridik, problemi nuk është as juridik as kushtetues. Ne mundem i me gjet hapësira po gjeneza e problemit është vera  e vitit 2014 kur humbësit ishin bërë bashkë për ta penguar Thaçin që ishte fitore, domethënë krijohet një lloj xhelozie ndaj partisë”, ka theksuar ai në Dukagjin.

Ukshini tha se kryeministri Kurti ka tentuar të afrojë partitë opozitare, veçanërisht LDK-në, duke i bërë oferta që, sipas tij, kanë qenë të favorshme, por që nuk janë pranuar për shkak të kalkulimeve politike dhe hezitimit.

Ai shtoi se PDK-ja, në anën tjetër, është më e fokusuar në zhvillimet rreth Gjykatës Speciale sesa në kombinimet politike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz