BallinaLajmeAAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Haxhiut për zgjedhjet e reja

AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Haxhiut për zgjedhjet e reja

Të ngjajshme

Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentit, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, një takim konsultativ me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Takimi është paraparë të mbahet në orën 15:00, ndërsa ftesa u është dërguar të gjitha subjekteve politike.

Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar për Lajmi.net edhe AAK përmes zëdhënësit të saj, Kushtrim Xhemaili.

“Po, kemi marrë ftesë nga Albulena Haxhiu për takim të përbashkët të partive politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në takim dhe do të përfaqësohet nga Ardian Gjini”, ka thënë Xhemaili për lajmi.net./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz