BallinaLajmePas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Të ngjajshme

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga biznese të ndryshme janë deponuar dhe dorëzuar në Bankën Qendrore të Kosovës një shumë parash që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve, njofton Policia e Kosovës.

Ndërkohë, një ditë më parë, në Pikë Kalimin Kufitar në Bërnjak, Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë në vijën e dytë të kontrollit, ka gjetur katër kartëmonedha nga 200 euro, për të cilat ekzistojnë dyshime se janë të falsifikuara pas ekzaminimeve fillestare me pajisje të specializuara.

Me autorizim të prokurorit kompetent, personi i dyshuar, shtetas i Serbisë, së bashku me kartëmonedhat e sekuestruara, është dorëzuar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Veri për procedura të mëtejshme ligjore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz