BallinaLajmeGoditi shtyllën elektrike derisa po drejtonte motoçikletën, vdes shoferi në Gjakovë

Goditi shtyllën elektrike derisa po drejtonte motoçikletën, vdes shoferi në Gjakovë

Të ngjajshme

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:20 në Gjakovë.

Një person derisa po drejtonte motoçikletën, nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe për pasojë është përplasur në shtyllë elektrike të betonit.

Ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Gjakovë 28.04.2026-14:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën,  duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rruges, humb kontrollin dhe përplasët në shtyllë elektrike të betonit. Si pasojë i njejti humb jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz